Zyrtare: Llapi transferon Xhakën

Llapi vazhdon të përforcohet. Skuadra e Tahir Batatinës në sezonin e ri do të ndihmoet edhe nga Agon Xhaka, i cili ka nënshkruar kontratë me klubin bardhekaltër.

Lajmi u konfirmua nga faqja e klubit llapjan në rrjetin social Facebook.

“Që nga sot pjesë e Llapit është Agon Xhaka, i cili e la Prishtinën për të ardhur në klubin tonë”, thuhet në njoftimin për shtyp. /Olle