Zyrtare: Llapi transferon futbollistin e Dritës (FOTO)

Alban Mavriqi është bërë me skuadër të re. Ai është transferuar te skuadra e Llapit, njofton faqja zyrtare e klubit llapjan në Facebook.

Llapi është shprehur i kënaqur me afrimin e Mavriqit, të cilin e ka konsideruar si djalosh shtëpie, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ky pritet të jetë përforcimi i fundit i Llapit në këtë afat kalimtar.