ZYRTARE: Llapi prezanton ardhjen e re, bëhet fjalë për një portieri

Llapi ka befasuar me ardhjen e fundit në ‘Zahir Pajaziti’.

‘Legjendat’ sot kanë prezantuar portierin Donat Mehmeti, përcjellë Gazeta Olle.

“Portieri llapjan, Donat Mehmeti është rikthyer tek KF Llapi. Pas dy edicioneve të kaluara tek Bashkimi i Koretinit, ai rikthehet tek klubi ku edhe nisi karrierën.

Donati tashmë ka eksperiencën dhe përvojën e duhur për të qenë pjesë e KF Llapit në edicionin pranveror të Superligës së Kosovës”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Llapi, ditë më pare ka prezantuar edhe portierin italian, Giacomo Nava.