Zyrtare: Llapi nënshkruan me talentin, Duriqi

Skuadra e Llapit sot ka ‘blinduar’ njërin nga talentët më premtes të tyre.

Bëhet fjal për futbollistin e talentuar, Gentrit Duriqi.

Duriqi ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me Llapit, shkruan GazetaOlle.com.

Më poshtë njoftimi i plotë nga KF Llapi:

Llapi nënshkruan me njërin nga talentët më premtues të Akademisë së klubit, Gentrit Duriqi ku gjatë kampionatit 2018/19 u vëzhgua nga kryetrajneri, Tahir Batatina, i cili vërejti talentin e tij dhe vendosi që mesfushori Gentrit Duriqi të jetë me kontratë profesionale tek Llapi.

Avancimi dhe zhvillimi i të rinjëve është mision dhe strategji që jemi duke ndjekur si skuadër ku më së shumti po ju japim hapësirë talentëve e si dëshmi më të mirë kemi avancimin e Mirlind Dakut tek Osijeku në Kroaci.

Fotografia e K.F. Llapi