Zyrtare: Llapi e gjen menjëherë zëvendësuesin e Bledar Hajdinit

Pas lëndimit të portierit Bledar Hajdini, drejtori sportiv i klubit, Tahir Batatina shumë shpejt arriti ta gjej zëvendësuesin e tij.

Eglant Haxho i cili pas firmosje së kontratës 1 vjeçare këtë edicion do mbrojë ngjyrat e Llapit.

Portieri 29 vjeçar i gjatë 1,93 m dhe lindur më 11.11.1988 në Tiranë është portier i cili karrierën e ka nisur tek Apollonia.

Image may contain: one or more people, people standing and indoor

“Ai ishte pjesë edhe e skuadrave Kamza, Tomori, Bylisi, Kukësi, Butrinti, Tërbuni, Renova dhe Partizani i Tiranës”, shkruan faqja zyrtare e Llapit.

Portieri i parë i Llapit, Bledar Hajdini është operuar dhe do t’i mungojë një kohë klubit.