Zyrtare: Liverpool e ka mposhtur konkurrencën e klubeve si PSG, Man United, Atletico Madrid dhe Arsenal, e siguron këtë futbollist

Liverpooli e ka transferuar Fabinhon nga Monaco duke e mposhtur konkurrencën e klubeve tjera si Paris Saint-Germain, Manchester United, Atletico Madrid dhe Arsenal.

Lajmin e ka konfirmuar “Goal.com”, sipas të cilit “Reds” e kanë kompletuar transferimin e mesfushorit për 45 milionë euro.

Kështu, Jurgen Klopp u tregua më i shpejtë duke i lënë gojëhapur klubet tjera të interesuara për lojtarin, i cili pritet ta pasurojë mesfushën e Liverpoolit.

Finalisti i Championsit ka paralajmëruar edhe përforcime tjera.

auto_Fabinho1527606506