ZYRTARE: Liria prezanton ish-mbrojtësin e Llapit dhe Vushtrrisë

Liria e Prizrenit ka bërë edhe një goditje në afatin kalimtar të verës.

Tashmë te kjo skuadër është prezantuar mbrojtësi i krahut, Leotrim Kadriu, i cili mund të luajë edhe në pozitën e qendërmbrojtësit, shkruan GazetaOlle.

Kadriu në të kaluarën ka qenë pjesë e Llapit dhe Vushtrrisë.

Njoftimi: Klubi jonë sot bëri edhe një hap drejt konsolidimit te ekipit duke nënshkruar me një qendërmbrojtës të dëshmuar Leutrim Kadriun që vije nga anëtari i ri i superligës Vushtria,gjithashtu Leutrimi ka qenë edhe pjesë e Llapit.

Fotografia e LIRIA FC