ZYRTARE: Liria befason me trajnerin e ri

Ashtu siç edhe ishte paralajmëruar, se kryetrajneri do të dalë nga trajnerat aktual të KF Liria, ashtu edhe ndodhi, shkruan faqja zyrtare e Lirisë.

“Të enjten mbrëma, unanimishtë anëtarët e Kryesisë së KF Liria dhe kryetari, vendosën që në edicionin e ri 2018/2019, kryetrajner i Lirisë të jetë Bedridin Gjinali.

Ai ishte në mesin e gjithë emrave të trajnerëve që aktualisht ka Liria, e pas një debati të hapur, Kryesia vendosi për legjendën e Lirisë, Bedridin Gjinali, që në të kaluarën ka patur karrierë të bujshme si futbollistë.

Ndërkohë, Gjinali ka qenë pjesë e shkollës së futbollit Liria prej vitesh. Së fundi Gjinali, ka drejtuar Juniorët e Lirisë.

Ai, shpejt pritet të kompletoj ekipin e tij si dhe të nis me përgatitjet”.

IMG_4260