Zyrtare: Legjenda e WWE-s lë pas pensionimin, rikthehet në ring

Triple H ka konfirmuar një lajm të madh për tifozët e WWE-s gjatë ditës së sotme.

”Mbreti i Mbretërve” do t’i rikthehet së shpejti ringut duke ndjekur kështu hapat e Kurt Angles, përcjellë ”GazetaOlle.com”.

48-vjeçari, i cili e ka fituar 14 herë titullin e kampionit do ta zëvendësojë Kevin Owens në turneun e WWE-s, i cili do të mbahet në Amerikën e Jugut.

Owens nuk do të marrë pjesë në këtë turne për shkak të disa problemeve familjare.

DMrGnMZWAAE3oKV

Triple H, i cili është i martuar me Stephanie McMahon, e ka konfirmuar këtë lajm përmes rrjetit social, Twitter.

”Këpucët e mia janë gati dhe unë po rikthehem për ndeshje. #WWESantiago”.

”Mezi pres që të jem në Kili. Bëhuni gati. Është koha për lojë”, shkroi Triple H.

Vlen të përmendet se njëri prej më të fortve, Roman Reings pritet të mungojë në këtë turne për shkak të gripit. /Gazeta Olle/

DMrGmjVX4AAFYQn