Zyrtare: Largohet trajneri i Kosovës

Kampioni evropian në vitin 2005 në Tenerife të Spanjës, Fehmi Mahalla, nuk është trajner i Kosovës.

Ai ka dhënë dorëheqje nga kjo pozitë, duke e njoftuar edhe Federatën e Karatesë së Kosovës.

Njeriu që dha shumë dhe  pruri rend, rregull, disiplinë e punë profesionale, nuk është në kombëtare, është një humbje e madhe për vetë karatenë tonë. “Njoftoj Federatën e Karatesë së Kosovës dhe të gjithë garuesit, se unë Fehmi Mahalla që nga ky moment nuk do të jem më trajner i kombëtares”.

“Arsyet janë të ndryshme dhe nuk do të hyja në detaje. Unë personalisht kam lënë familjen dhe biznesin tim anash që të kontribuoj për karatenë e Kosovës, pa kurrfarë kompensimi”.

“Ju falënderoj të gjithëve për besimin që me keni dhënë e po ashtu falënderoj edhe garuesit për bashkëpunim”, shkruan Mahalla.