ZYRTARE: Largohet nga Trepça ’89, gati për skuadrën e re

Trepçës ’89 iu është larguar edhe një futbollist.

Bëhet fjalë për Ardian Nezirin, i cili tani është në kërkim të një skuadre të re, përcjellë Gazeta Olle.

Ai e ka konfirmuar ndarjen duke falënderuar klubin “minator”.

“Prej sot nuk jam pjesë e klubit Trepça ’89. I falenderoj lojtarët dhe stafin gjatë kësaj kohe gjithashtu edhe kryesinë për mirekuptim që unë te jam i lirë nga kontrata pa asnjë detyrim”, ka shkruar Neziri në profilin e tij në Facebook.

89-shi ka paralajmëruar shumë ndryshime në janar. /Gazeta Olle/