ZYRTARE: Largohet nga Gjilani, befason me ekipin e ri

Gjilani e ka liruar edhe një futbollist tjetër në afatin kalimtar të janarit.

Nga klubi është larguar futbollisti Kujtim Dubova, përcjellë “Olle”.

Marrëveshje me mbrojtësin ka arritur Kika e Hogoshtit.

“KF KIKA e transferon Kujtim Duboven, nga skuadra e Gjilanit.

Kujtim Dubova luan si mbrojtës dhe ka vendos që për sezonin e ri pranverorë t’i mbroj ngjyrat bardhë e kaltërt të KF KIKES.

Transferimin e Duboves, e ka konfirmuar Kryetari i Kf Kikes, Bajram Vranja.

KIKA në ditët në vazhdim do të sjellë risi të reja”, thuhet në njoftimin zyrtar. /Gazeta Olle/

Fotografia e KF KIKA