ZYRTARE: Largohet nga Flamurtari, gati për ekipin e ri

Krahas përforcimeve, Flamurtari i Prishtinës ka bërë ndarjen me disa futbollistë.

I tillë është edhe portieri, Besnik Shehu. ‘Gardiani’ që ruajti portën e Flamurtarit në shumë ndeshje në stinorin vjeshtor ka konfirmuar ndarjen me kuqezinjtë.

“T’dashur miq e bashkëlojtarë. Me falenderimin ma t’madh për klubin e Flamurtarit, tifozët e klubit, kryetarin e klubit, trajnerin, stafin teknik dhe bashklojtaret, konfirmoj se stinorin pranveror nuk do ta vazhdoj me Flamurtarin. Kam kujtime shume te mira qe nuk do ti harroj kurre me familjen time, sepse Flamurtari ishte familja ime. Kontribova dhe bëra gjithçka në mundesite e mia per te shpetuar sezonin e kaluar nga renia prej elitës dhe sivjet per te pasur renditje sa me te mire tabelare. Koha eshte per sfide t’re, e une jom gati… Faleminderit krejtve”, ka shkruar Shehu në Facebook.

Stinorin vjeshtor Flamurtari e mbylli në pozitën e 8-të me 22 pikë, megjithëse pati në nismë të shkëlqyeshme dhe deri në javën e 5-të e pati kryesuar renditjen.