ZYRTARE: Largohet nga Chelsea për arsye interesante

Berberi personal skuadrës së Chelseat, Ahmed Alsanawi, është dëbuar nga kompleksi stërvitor i klubit për akuza që lidhen me shkeljen e të drejtave të imazhit. Alsanawi ishte i ngarkuar me detyrën dhe përgjegjësinë për të siguruar një paraqitje fantastike të futbollistëve të Chelseas.

Futbollistë si Cesc Fabregas, David Luiz, Diego Costa dhe Eden Hazard, ishin mes yjeve të Chelseat që përdornin shërbimet e stilistit të flokëve, dhe përmes lidhjeve me klubin e “Bluve” të Londrës, parukieri zuri një vend në titujt kryesor të mediave, duke u bërë i famshëm përtej Anglisë.

Image result for Ahmed Alsanawi

Tani, Alsanawi është akuzuar për shfrytëzim të imazhit të klientëve të tij të famshëm. Sipas prestigjiozes angleze “The Sun”, shumë futbollistë dhe drejtues të klubit nga Londra janë irrituar me faktin që berberi postonte në rrjetet sociale foto me futbollistët, për të promovuar kompaninë e tij.

Related image

Alsanawit në disa raste i janë dhënë fanella me autografin e John Terry dhe Gary Cahill, ndërkohë që llogaria e tij në Instagram “A star barbers” tashmë numëron më shumë se 73,000 ndjekës. Berberi kishte një dyqan pranë kompleksit stërvitor të Chelseas.

Image result for Ahmed Alsanawi

Në listën e klientëve specialë të berberit të famshëm janë edhe yje të Manchester United, si Paul Pogba, por me futbollistët që janë subjekt i të drejtave të imazhit me vlera miliona euro, ditët e arta të të tij me yjet e Premier League mund të kenë përfunduar. /Gazeta Olle/

Image result for Ahmed Alsanawi

Related image