Zyrtare: Largohet nga Besa, firmos me këtë ekip (FOTO)

Mesfushori Fatlum Gashi është larguar nga Besa Pejës për të firmosur me Dukagjinin e Klinës, skuadër e cila bënë gara në Ligën e Parë të Kosovës në futboll, raporton Gazetaolle.com.

Lajmi konfirmohet nga faqja zyrtare e klubit nga Klina në rrjetin social ‘Facebook’.

Dukagjini në këtë edicion pretendon inkuadrimin në elitën e futbollit kosovar.

Ky ekip e mbylli stinorin vjeshtor në pozitën e tretë me 26 pikë të mbledhura, shtatë më pak se lideri Flamurtari që ka 33 sosh. /Gazetaolle.com

Image may contain: 2 people, people sitting and indoor

loading...