ZYRTARE: Largohet heroi i Vllaznisë, befason me ekipin e ri

Jasir Bajrami ishte padyshim një nga më meritorët e inkuadrimit të Vllaznisë në Superligë.

Me pritjet në ndeshjen e barazhit ndaj Ferizajt, ai shkroi historinë duke fituar sfidën drithëruese pas penalltive, përcjellë Gazeta Olle.

Mirëpo, tani është koha e lamtumirës.

Bajrami është larguar nga Vllaznia, për t’iu bashkuar ekipit të Gostivarit në Maqedoni.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti.

Ai e lë Vllazninë në vendin e fundit në renditje, me pak gjasa për mbijetesë. /Gazeta Olle/

vllaznia vllaznia