Zyrtare: Largim i papritur nga Drenica (FOTO)

Mërgim Rexhaj në edicionin e ri të garave nuk do të luajë për skuadrën e Drenicës.

Lajmin e ka konfirmuar vetë futbollisti përmes faqes së tij në Facebook, përcjellë “GazetaOlle.com”.

Ai e ka konfirmuar ndarjen me klubin kuqezi, që erdhi për shkaqe familjare.

“Ju njoftoj që nga sot nuk jam pjesë e K.F.Drenica! Falenderoj kryesinë e K.F.Drenica për oferten e rinovimit te kontratës mirëpo për shkaqe familjare nuk mund të jem më pjesë e tyre. Falenderoj kryesinë e klubit, bashklojtaret,treneret si dhe shqiponjat e zeza për përkrahjen e tyre gjatë tërë kohës ! Tani jam lojtar i lir dhe së shpejti do të vendos për të ardhmen!”, ka shkruar Rexhaj.

merim rexhaj