ZYRTARE: La Liga pezullon gjitha kampionatet për dy javë!

La Liga dhe Segunda Division në Spanjë janë suspenduar për dy javë për shkak të koronavirusit, njoftojnë autoritet spanjolle.

”Duke pasur parasysh rrethanat e njohura këtë mëngjes, duke iu referuar karantinës së vendosur në Real Madrid dhe pozitave të mundshme në lojtarët nga klubet e tjera, LaLiga konsideron se rrethanat tashmë janë në vend për të vazhduar me fazën tjetër të protokollit të veprimit kundër COVID- 19. Rrjedhimisht, në përputhje me masat e përcaktuara në Dekretin Mbretëror 664/1997 të 12 majit, pezullojmë të gjitha kampionatet të paktën për dy javët e ardhshme”.

”Vendimi do të rivlerësohet pas përfundimit të karantinave të përcaktuara në klubet e prekura dhe situatat e tjera të mundshme që mund të shfaqen”.

”LaLiga, si organizator i kompeticionit, ka komunikuar me RFEF, CSD dhe Klubet”, thuhet në njoftimin e kampionatit spanjoll.

E gjitha kjo ka ardhur pas një basketbollist i Real Madridit është prekur nga ky virus, duke bërë që më pas edhe ekipi i futbollit të futet në karantin.

Kujtojmë, dy ndeshje të sotme në Ligën e Evoprës, ku luajnë skuadrat italiane ndaj atyre spanjolle, janë shtyer për një datë tjetër.