Zyrtare: Ky trajner e refuzon Barcelonën

Barcelona është në kërkim të një trajneri të ri, pasi Luis Enrique ka kohë që e ka konfirmuar largimin.

Një ndër kandidatët për postin e trajnerit ka qenë edhe përzgjedhësi i Kilit, Pizzi, i cili tashmë i ka thënë jo skuadrës katalunase.

“Kam biseduar me Juan Antonio dhe mendoj se nuk është momenti i duhur për t’u larguar nga Kili”, tha Pizzi për Goal.com.