Zyrtare: Ky talent i bashkohet LLapit

Enis Ukelli nënshkruan kontratë profesionale me Llapin.

Talenti i radhës që blindohet nga KF Llapi është sulmuesi 18 vjeçar, Enis Ukelli. Ai ka nënshkruar kontratë 5 vjeçare me klubin dhe po stërvitet nën urdhërat e trajnerit Tahir Batatina.

Enis Ukelli, i lindur më 26.10.2000, i gjatë 1.84 m është sulmues i krahut i cili luan me këmbë të majtë. Ai ka kaluar kategoritë e reja tek Llapi dhe tashmë ka kaluar në ekipin e seniorëve.

Fotografia e K.F. Llapi