Zyrtare: Ky futbollist e vazhdon kontratën me Juventusin (FOTO)

Qendërmbrojtësi italian Daniele Rugani ka konfirmuar të ardhmen e tij në Juventus.

Ai ka nënshkruar kontratë të re me gjigantin torinez deri më 2021.

Rugani së fundmi ka qenë një prej mbrojtësve më të dalluar tek “Bianconerët” pas lëndimeve të Leonardo Bonucci e Andrea Barzagli.

Andaj, ai ka vazhduar qëndrimin e tij në Juventus për pesë sezonet e ardhshme.