Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Trepçës ’89

Paralajmërimet e Gazetaolle.com, dolën të sakta. ‘Timonieri’ Arsim Thaqi është emëruar trajner i ri i Trepçës ’89.

Thaqi deri më tash ka punuar te skuadra e 2 Korrikut nga Prishtina. Lajmi konfirmohet nga zyrtarë të lartë të klubit, të cilët njoftojnë se prezantimi i tij do të bëhet në ditët në vijim.

Thaqi njihet si trajner shumë punëtor dhe i cili ka zbuluar shumë talentë për futbollin e Kosovës dhe më gjerë.