ZYRTARE: Ky është trajneri i ri i Kosovës në basketboll

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) të mërkurën (01.03.2017) e ka emëruar Këshillin Profesional, përzgjedhësit dhe ndihmësit e Përfaqësueseve të Kosovës të grupmoshës U-18 në të dyja konkurrencat, si dhe të U-20.

Në Këshill Profesional janë emëruar: Tone Krump – Kryetar i KP-së, Arben Krasniqi – SHTBK (kryetar), Faton Kurshumlija – përfaqësues i gjyqtarëve/vëzhguesve, Ilir Selmani – përfaqësues i trajnerëve dhe vijues i programit FECC, Arben Polloshka (ish-basketbollist) dhe Sekretari i Përgjithshëm me detyrë zyrtare.

Ndërkaq përzgjedhës i Përfaqësueses U-20 është emëruar Jeton Nixha, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Elvedin Plakiq.

Përzgjedhës i Përfaqësueses U-18 është emëruar Dritëro Sefaja, kurse ndihmës i tij do të jetë Petrit Zeqiri.

Përzgjedhës i Përfaqësueses U-18 (femrat) është emëruar Fidan Shatri, ndërsa ndihmës i tij do të jetë Afrim Selimi.

Sa i përket përzgjedhësve dhe ndihmësve të U-16 në të dyja konkurrencat, Bordi i FBK-së do të vendos në ditët e ardhshme.

Ndërkohë në Komision Disiplinor, Lulzim Fushtica nga anëtar është emëruar kryetar, kurse Omer Daku është emëruar anëtar, si dhe Nuredin Ibishi mbetet anëtar.