Zyrtare: Ky është trajneri i ri i Chapecoenses (FOTO)

Klubi brazilian i futbollit, Chapecoense ka emëruar trajnerin e ri, pas aksidentit ajror të javës së kaluar që la të vdekur 71 persona, përfshi këtu shumicën e futbollistëve, stafin teknik dhe bordin drejtues.

Vagner Mancini është emri i ri që do të ulet në stolin e Chapecoenses, me detyrën e vështirë për të rindërtuar një ekip thuajse nga zeroja.

Mancini ka një eksperiencë të gjatë me ekipe të konsideruara të mesit të tabelës së renditjes, siç ishte edhe ekipi nga Chapeco. Në vitin 2005, ai udhëhoqi skuadrën Paulista drejt trofeut të Kupës së Brazilit.

Në të kaluarën, Mancini ka drejtuar edhe ekipe të mëdha, si Gremio, Santos, Vasco da Gama, Cruzeiro dhe Botafogo.