Zyrtare: Ky është stadiumi i vetëm që është mbushur 100% këtë sezon

Stadiumi i Bayern Munich, “Alianz Arena”, është i vetmi që është mbushur 100 për qind në të gjitha ndeshjet gjatë këtijsezoni.

“Alianz Arena” në të gjitha ndeshjet e Bayernit si vendas, ka pasur në tribuna 75 mijë tifozë.

Në vendin e dytë është Freiburgu, i cili e ka pasur të mbushur stadiumin si vendas prej 99.76 për qind, duke lënë pas Chelsean me 99.75.

Më lart keni renditjen e plotë me 10 stadiumet më të mbushura gjatë këtij sezoni, teksa sigurisht dominojnë klubet angleze dhe gjermane.