ZYRTARE: Ky është orari i super-derbit mes Dritës dhe Gjilanit

Konfirmohet orari i derbit më të madh lokal në vend mes Dritës dhe Gjilanit.

Sfida do të luhet të dielën e 17 shkurtit prej orës 13:00.

Kjo sfidë është e vlefshme në kuadër të javës së 18-të në Ipko Superligën e Kosovës.

Kujtojmë që duelin e parë këtë vit e kishte fituar Gjilani me rezultat minimal 1-0.

Golin e vetëm atë ndeshje e kishte realizuar Wilber Perez.