Zyrtare: Kosovës i mungon Donis Avdijaj e Loret Sadiku

Sot edhe zyrtarisht ka filuar grumbullimi dhe vendosja e futbollistëve të përfaqëueses së Kosovës në hotel “Linder” në Frankurt për ndeshjet miqësore ndërkomëbatere që do të zhvillohen më 24 mars kundër Eintracht Fraknkfurt dhe më 27 mars kundër Werder Bremen.

Në takimin e parë që u mbajt në mesditë, munguan dy futbollistë: Donis Avdijaj dhe Loret Sadiku. Përzgjedhësi i Përfaqësueses A të Kosovës, Albert Bunjaku bëri të ditur se Donis Avdijaj mungon me gjithë dëshirën e tij të madhe që të na bashkëngjitet, por klubi tij në momentin e fundit ka njoftuar se nuk është i gatshëm t’i jap leje për të zhvilluar këto ndeshje duke qenë se Avdijaj është i huazuar nga klubi dhe atij i kanë mbetur edhe dy muaj, thuhet në njoftimin e FFK-s, raporton Gazetaolle.com.

Ndërsa, Loret Sadiku do të mungojë nga shkaku i lëndimit që kishte më parë, thyerja e brinjëve dhe se gjendja e tij shëndetësore i është përkeqësuar pas ndeshjes së fundit që pati për skuadrën e tij gjë që inkuadrimi i tij ishte i pamundur në këtë moment.

Prandaj, në vend të Donis Avdiajt është ftuar Imran Bunjaku, i cili na u ka bashkëngjitur sot në grumbullim.

Përfaqësuesja do të ketë seancën e parë stërvitore në orën 17.00, ndërkaq ne do të vazhdojmë të ju mbajmë të informuar për të gjitha zhvillimet në lidhje me përfaqësuesen. Të ju bëjmë me dije se për të ndjekur ndeshjet e përfaqësueses së Kosovës, në Frankfurt janë edhe krerët e FFK-së, kryetari Fadil Vokrri, nënkryetarët Agim Ademi dhe Bekim Haxhiu, anëtari KE Murat Hoxha, sekretari i përgjithshëm Eroll Salihu. (Gazeta Olle)