Zyrtare: Kosova ftohet në “Rio 2016″

Lajmet e mira për sportin e Kosovës nuk po ndalen. Sot Komiteti Olimpik i Kosovës ka marrë ftesë zyrtare nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar për të marrë pjesë në Lojërat Olimpike që në vitin 2016 mbahen në Rio të Brazilit, raporton Klan Kosova.

Ftesa kreut të KOK i erdhi e nënshkruar nga miku i Kosovës dhe njëherit kreu i KON, Thomas Bach.

Lojërat Olimpike të Rio, do të jenë lojërat e para që Kosova do të merr pjesë.

Deri më tani Majlinda Kelmendi dhe Urata Rama, kanë siguruar pjesëmarrjen për përfaqësimin e Kosovës në Rio.