ZYRTARE: Kosova aranzhon miqësore me Shqipërinë

Federata Shqiptare e Volejbollit ka bërë me dije se do ta organizojë ngjarjen e përvitshme Kupa e Flamurit, e cila, këtë vit, ndryshe nga sezonet e shkuara, do të jetë në nivel ndërkombëtar.
Kjo ngjarje organizohet me rastin e 105-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.

Më 28 Nëntor FShV do të organizojë dy ndeshje miqësore të ekipeve kombëtare, meshkuj e femra, ndaj homologëve të Kosovës.

kosovaavolejboll

 

Kjo ngjarje do të organizohet në sallën sportive “Feti Borova” pranë Tirana Olimpik Park. Pra, ekipet kombëtare për meshkuj e femra do të grumbullohen sërish, pesë muaj pas pjesëmarrjes në Ligën e Evropës, por këtë herë për dy miqësore ndaj Kosovës.

received_10156072732118641