ZYRTARE: Konfirmohet transferimi i papritur nga Trepça ’89

Pasi arritën ti sigurojnë shërbimet e mesfushorit Berat Ahmeti, drejtuesit e Trepçës ’89 gjithashtu fituan edhe shërbimet e mbrojtësit brazilian Walter Ventura, raporton Gazetasheshi.com.

Në fakt braziliani 29 vjeçar ka kohë i është bashkuar “minatorëve”, madje ka luajtur edhe disa duele kontrolluese, por marrëveshja e bashkëpunimit është arritur këtë të mërkurë (14 gusht).

Përpara se të transferohej te Trepça ’89, mbrojtësi nga Sao Paolo ishte pjesë e skuadrave vendore si Comercial-SP, Limon FC dhe Operario AC.

Ndërkohë së fundmi ka luajtur në kampionatin e Guatemalës te ekipi N.Concepcion.

“Jam i lumtur që i jam bashkuar ekipit të Trepçës ’89. Kjo do të jetë një sfidë e re për mua. Lus zotin që gjithçka të shkoj mirë. Shpresoj të kemi një edicion të mbarë”, deklaroi Ventura.

Ventura bëhet kështu futbollisti i katër që ‘firmos’ me ish-kampionët e vendit pas Leart Eminit, Rron Statovcit dhe Berat Ahmetit.