ZYRTARE: Klubi kosovar emëron trajnerin e ri

Klubi prizrenas, KB Bashkimi përmes një postimi në Facebook ka konfirmuar se trajneri grek, Fotis Takianos, do të marrë drejtimin e skuadrës.

Ditë më parë Bashkimi kishte shkarkuar trajnerin nga Mali i Zi, Predrag Miloviq.

Fotis Takianos e fillon punën qysh në ndeshjen e sotme ndaj Kerasan Prishtinës.

“ KB Bashkimi sot do të luaj si mysafir kundër Kerasan Prishtinës nga ora 20:00. Nga sot klubin tonë do ta udhëheq trajneri Fotis Takianos. Ne i dëshirojmë trajnerit tonë të ri punë të mbarë dhe suksese”, thuhet në konfirmimin e klubit nga Prizreni.

B

Fotografia e KB Bashkimi Prizren

Fotografia e KB Bashkimi Prizren