Zyrtare: Klubi i Superligës përforëcohet me këta dy basketbollistë

Klubet e basketbollit kanë filluar të mendojnë për pjesën e dytë të sezonit.

Dhe, ato po mundohen ta shfrytëzojnë afatin kalimtar, i cili filloi më 8 janar dhe përfundon më 12 të po këtij muaji për t’u përforcuar me lojtarë të huaj.

Njëri prej tyre është edhe Rahoveci, i cili i ka paraqitur për regjistrim në Federatën e Basketbollit të Kosovës dy basketbollistët amerikanë, Tyler Deihl dhe Tyquan Bitting.

Lajmin e ka bërë të ditur shtëpia e basketbollit kosovar, sipas të së cilës, lojtarët e lartëpermendur mund të regjistrohet në FBK dhe të paraqitet për Rahovecin pas plotësimit të kritereve në bazë të Rregullores mbi regjistrimin e lojtarëve në FBK. /Zëri/