Zyrtare: Klubi i Series A e shkarkon trajnerin

Udinese e ka shkarkuar nga detyra sot paradite trajnerin italian, Massimo Oddo, pas një serie të gjatë me humbje.

Klubi nuk ka vonuar shumë dhe e ka bërë zyrtar zëvendësimin.

Ish mbrojtësi i Juventusit, Igor Tudor, është trajner i ri i kësaj skuadre.

‘Zebrat’ e larguan Massimo Oddom sot, pas një serie të gjatë prej 11 humbjeve radhazi në Serie A. “Ekipin e parë do ta udhëheq Igor Tudor, i cili do ta kryej seancën e parë këtë pasdite”.

“Sot nga ora 18:30 në Dacia Arena, do të ketë një konferencë për shtyp, ku do të prezantohet trajneri i ri”, thuhet në njoftimin e klubit.

Udinese edhe pse gjendet në vendin e 15-të rrezikon rënien pasi deri më tani ka tubuar 33 pikë, katër më shumë se sa Spal që gjendet në vendin 18-të që dërgon në Serie B. /Telegrafi/