Zyrtare: Klubi i madh evropian me trajner të ri (FOTO)

Skuadra turke e futbollit Fenerbahce njoftoi se në vend të trajnerit ka sjellë Aykut Kocaman, i cili edhe më herët ka stërvitur gjigantin nga Stambolli.

“Kemi arritur marrëveshje me Kocaman. Kemi nënshkruar marrëveshje dyvjeçare me të dhe ekipin e tij teknik. I dëshirojmë sukses të plotë dhe titullin e ri në periudhën e ardhshme”, thuhet në komunikatë.

Kocaman vjen në vend të trajnerit holandez Dick Advocaat, i cili ka marrë kombëtaren e Holandës.

Ndryshe, Kocaman nga 2010 deri 2013 kishte qenë trajner i Fenerbahce me të cilën fitoi titullin e kampionit vendor dhe dy kupa të Turqisë. Ai tri sezonet e kaluara ishte trajner i Konyaspor.

fenerbahce fener - galata