Zyrtare: Enis Zabërgja nënshkruan me Llapin

Sulmuesi Enis Zabërgja është bërë me skuadër të re. Ai ka arritur marrëveshje me skuadrën e Llapit, e cila në këtë edicion e ‘preu’ një biletë për elitën e futbollit kosovar.

Është trajneri i këtij klubi, Tahir Batatina, ai i cili e konfirmon lajmin për Gazetaolle.com. “Enis Zabërgja është transferi i parë i Llapit. Së shpejti do të ketë edhe transfere të tjera, ku do ta bëjmë një skuadër shumë të fortë në të gjitha aspektet”, ka thënë Tahir Batatina për Gazetaolle.com.

Zabërgja është një ndër sulmuesit më cilësor që është aktivizuar në vitet e fundit e pasluftës, në futbollin e Kosovës. Së fundmi ishte pjesë e Hajvalisë.