ZYRTARE: Kjo është skuadra e re e Agron Selmanit

Klubi i Ligës së Parë, Vitia, ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Në edicionin e ri ekipit do t’i prijë Agron Selmani.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit në rrjetin social Facebook.

Vitia me Selmanin në krye të shtabit teknik do të synojë njërën nga pozitat e para në Ligën e Parë.

Skuadra nga Anamorava edhe edicionin e kaluar ishte shumë pranë të siguroj një vend për tu futur në Superligë, por dështuan në takimet e fundit.

“Ne emer te presidentit t’klubit z.Florent Emini i cili gjindet jasht vendit, drejtori ekzekutiv dhe ai sportiv, ja dhan besimin qe per sezonen e ardheshme 2019/2020 ne krye te shtabit teknik te jet z. Agron Selmani”, njofton klubi.