ZYRTARE: Kjo është skuadra e Dardan Berishës për edicionin e ri

Basketbollisti më i mirë kosovar, Dardan Berisha ka vendosur për të ardhmen e tij.

Tashmë, kapiteni i Kosovës ka vazhduar kontratën e re me skuadrën e KB Prishtinës, shkruan Gazeta Olle.

Lajmi është publikuar nga faqja zyrtare e klubit kryeqytetas në rrjetet sociale.

Njoftimi:

Dhe në fund qershia mbi tortë…

Basketbollisti më i mirë në Kosovë i cili nuk ka nevojë për prezantim ka rinovuar kontratën me klubin tonë.

HajdePrishtinë

Mbi Prishtinë është vetëm qielli

Fotografia e KB Prishtina