ZYRTARE: Kika konfirmon trajnerin e ri, e merr nga Drita

Klubi që ra në Ligën e Dytë, Kika e Hogoshtit, ka emëruar trajnerin e ri.

Kika në krye të skuadrës ka emëruar Shefket Sermaxhajn.

“Kika edhe zyrtarisht ka arritur me trajnerin Shefqet Sermaxhaj, që ta udhëheq klubin tonë për sezonin e ri.

Sermaxhaj në të kaluarën ka qenë trajner te skuadra e Dritës me grupomoshat e reja, por edhe ka qenë ndihmës trajner. 
Ai në sezonin e kaluar ishte trajner i Dritës U19.

Prezantimin e tij e ka bërë Kryetari i Klubit, Naim Biqkaj.

Tani KF KIKA synimin e vetëm me Shefqet Sermaxhajn e ka që të rikthehet në Ligën e Parë prej sezonit të ardhshëm.

Kujtojmë, se Shfeqeti në të kaluarën ishte pjesë e Kikës edhe si futbollist i yni duke dhënë një kontribut mjaft të madh.

Ne po ashtu do të sjellim edhe disa përforcime të reja para se t’ia nisim fazës përgatitore për sezonin e ri i cili fillon në fillim të shtatorit”, thuhet në njoftim.