ZYRTARE: Kepa rinovon me Athletic Bilbaon

Zyrtarisht Kepa Arrizabalaga ka rinovuar kontratën me Athletic Bilbao që do të mbrojë ngjyrat e këtij klubi deri në vitin 2025.

Real Madridi kishte mundësinë për ta marrë Kepa Arrizabalaga për 17.7 milionë funte, por Zinedine Zidane nuk e dha dritën e gjelbër për transferimin e portierit spanjollit.

Kështu, Kepa Arrizabalaga u lodh nga pritja për Realin dhe ka vendosur që të rinovojë kontratën deri në vitin 2025 me klauzolë lirimi tani 80 milionë euro.

“Jam shumë i lumtur të vazhdoj këtu që e konsideroj si shtëpinë time. Kam qenë këtu për pothuajse 15 vite dhe ky është një moment i rëndësishëm në karrierën time. Pas negociatave të gjata, më në fund dhanë rezultate”, u shpreh portieri i talentuar i Bilbaos. /Gazeta Olle/