ZYRTARE: KEK-u befason me trajnerin e ri

Alban Dragusha nuk është më trajner i skuadrës së KEK-ut.

Ai është ndarë miqësisht me klubin nga Kastrioti.

Lajmi konfirmohet për gazetën nga kryetari i KEK-ut, Besnik Mjeku.

“Dragusha nuk është më trajner i KEK-ut. E kemi mbyllur miqësisht bashkëpunimin”, deklaroi Mjeku.

“Jemi shumë të kënaqur me punën e tij dhe i dëshirojmë shumë suksese. Për ne ishte nder bashkëpunimi me Dragushën”, shtoi ai.

E trajner i ri i skuadrës “Elektriciste” është Enis Nasufi.

Kryetari Mjeku beson në një edicion të suksesehem me të.

“Enis Nasufi është trajner i ri i KEK-ut për sezonin e ardhshëm. Besoj do të kemi suksese”, deklaroi Mjeku për Gazetën Olle.

KEK-u në sezonin e ardhshëm luan në Ligën e Parë. /Gazeta Olle/