ZYRTARE: KB Ylli bën prezantimin e parë, rikthen në skuadër Morinën

KB Ylli ka prezantuar transferin e parë për këtë edicion.

Tashmë te kjo skuadër është rikthyer Altin Morina, shkruan GazetaOlle.

Morina së fundi ishte pjesë e Bashkimit në Prizren.

Njoftimi: Altin Morina rikthehet në ngjyrat tona

Altin Morina, prizenasi që gjithmonë ka një vend të zemrat e tifozëve të Golden Eagle Yllit nga sot u vesh me ngjyrat Verdhë e Zi.

Me një përgatitje për t’ia pasur drojën kundërshtarët. Deportimet dhe gjuajtjet e tij do të bëjnë që rrjeta e koshit kundërshtar të lëvizë shpesh.

Gati për një sezon plot jetë në klub!

Fotografia e K.B. Golden Eagle YLLI