Zyrtare: KB Rahoveci prezanton nënshkrimin e radhës

KB Rahoveci ka njoftuar se basketbollisti i tyre, Atik Koshi ka vazhduar kontratën me klubin.

‘Vreshtarët’ janë duke u përgatitur për edicionin e ri, ku i pret një punë mjaftë e madhe në garat Evropiane, shkruan GazetaOlle.com.

“Një nga basketbollistët me perspektiv në Kosovë Atik Koshi, do të vazhdojë edhe një edicion të mbrojë ngjyrat e klubit tonë. Marrëveshja me Atikun është arritur kohë më parë, ndërsa nënshkrimi është bërë para udhëtimit të tij në Portugali ku po merr pjesë me përfaqësuesen e Kosovës U20.

Marrëveshja është finalizuar në prani të kryetarit të Klubit Bekim Hoxha dhe anëtarit të bordit Alban Rama. Koshi me disiplinën e tij po vazhdon paraqitjet e mira edhe me Kosovën në Portugali, ndërsa e dini qe i njëjti ka qenë krucial në shumë ndeshje edhe edicionin e kaluar”, thuhet në njoftimin zyrtar të KB Rahovecit.

Kujtojmë se pak ditë më parë, kontratën me Rahovecin e kishte vazhduar edhe basketbollisti nga Peja, Rroni Grapci.

KOSHI DO TË VAZHDOJË TË SHËNOI KOSHA NË RAHOVEC⛹️‍♂️⛹️‍♂️⛹️‍♂️✅Atiku edhe një edicion në skuadrën tonëNjë nga…

Gepostet von KB Rahoveci am Donnerstag, 18. Juli 2019

KOSHI DO TË VAZHDOJË TË SHËNOI KOSHA NË RAHOVEC⛹️‍♂️⛹️‍♂️⛹️‍♂️✅Atiku edhe një edicion në skuadrën tonëNjë nga…

Gepostet von KB Rahoveci am Donnerstag, 18. Juli 2019