ZYRTARE: KB Prishtina tërhiqet nga garat në Ligën Ballkanike

Klubi i Prishtinës nuk do të marrë pjesë në edicionin e rregullt të Ligës Ballkanike.

Prishtinasit iu kanë komunikuar lajmin drejtuesve të BIBL edhe zyrtarisht përmes një e-maili, përcjellë Gazeta Olle.

Lajmi është konfirmuar nga BIBL, që është shprehur e befasuar me vendimin e Prishtinës.

Skuadra bardhekaltër e ka arsyetuar tërheqjen me faktin se nuk ka mundur të arrijë marrëveshje me FBK-në për orarin e ndeshjeve.

Tani Kosova do të mbetet me një ekip në BIBL, Bashkimin e Prizrenit. /Gazeta Olle/