ZYRTARE: KB Peja rikthehet në Superligë

Federata e Basketbollit e Kosovës ka pranuar kërkesen e KB Pejës për inkuadrim në Superligë.

Kështu tifozët e kësaj skuadre tashmë mund t’i gëzohen këtij lajmi të sapo publikuar nga FBK, përcjell Gazeta Olle.

Peja kishte pasur borxhe ndaj disa basketbollistëve të huaj dhe ishte përjashtuar nga garat një vit më parë.

Njoftimi nga FBK:

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në bazë të kompetencave të veta statutore sot ka marrë vendim për miratimin e kërkesës së KB Peja për inkuadrim në garën elitare të Superligës së Kosovës në basketboll në edicionin 2019-2020, si ekipi i nëntë garues.

Miratimi i kërkesës së KB Peja është i kushtëzuar me heqjen e të gjitha ndalesave të regjistrimit të lojtarëve të rinj dhe paraqitjen e ekipit konkurrues për nivel të Superligës së Kosovës në basketboll deri në afatin e përcaktuar të afatit kalimtar.