ZYRTARE: Katër futbollistë kosovarë prezantohen te skuadra gjermane!

Katër futbollistë kosovar që më parë kanë luajtur edhe në Superligë janë transferuar në Gjermani.

Geart Latifi, ish futbollist i Trepçës 89 dhe Trepçës, Besart Veseli, kampion dhe fitues i Superkupës me Vushtrrinë, Blenard Veseli dhe Nazif Mulaku, ish futbollisti i Ferizajt, tashmë kanë kompletuar transferimin te skuadra BSV Eintracht Sondershausen, shkruan Gazeta Olle.

Lajmi është bërë zyrtare në faqen e klubit në fjalë.

Eintracht Sondershausen i ka prezantuar kosovarët si ardhje të mëdha në ekip.

Kujtojmë, i lartë cekuri, Besart VEseli, ishte dënuar më parë nga KD i FFK-së e 6 muaj mos-lojë pasi kishte goditur një futbollist brenda fushës.