Zyrtare: Katër emra të rinjë në Kombëtare, ftohet kosovari i Romës

Kristi Kullaj, (Zulte Waregem), Marvin Anastasi (Kaiserslautern), Lirim Kastrati (Roma) dhe Lindon Selahi (Anderlecht).

Këta janë katër futbollistët të cilët për herë të parë ftohen nga Kombëtarja shqiptare U-17. Kombëtarja jonë do të zhvillojë dy ndeshje miqësore ndaj Italisë më 17 dhe 19 mars në stadiumin ‘Elbasan Arena’. Shqipëria do të grumbullohet më 11 mars. Lajmi konfirmohet nga burime të Gazetës ‘Olle’ pranë Federatës Shqiptare të Futbollit (FSHF).

Kujtojmë se 16-vjeçari Kastrati vjen nga Kosova derisa luan si qendërmbrojtës te skuadra e Romës.

Foto: Lirim Kastrati (djathtas)