Zyrtare: Kastriot Selmani transferohet te Llapi

Pak ditë më parë e bëri të ditur largimin nga FC Prishtina.

Kastriot Selmani tashmë është prezantuar si përforcim i Llapit në Podujevë, shkruan GazetaOlle.com.

Lajmi është bërë i dikur nga faqja zyrtare e Llapit të cilët shkruajnë:

Futbollisti llapjan, Kastriot Selmani ka nënshkruar kontratë 3 vjeçare me klubin e vendlindjes së tij, Llapin. Gjatë ditës së sotme, Selmani ka kryer prezantimin si futbollist i Llapit.

Kastriot Selmani, 19 vjeç, i gjatë 1.75 m, i lindur më 08.07.1999 në Podujevë. Është mesfushor dhe sulmues krahu, luan me këmbë të majtë. Kategoritë e reja i ka kaluar tek FC Prishtina, përderisa për 6 muaj ishte pjesë e FC Vushtrrisë. Poashtu, Kastrioti ka qenë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës në grupmoshat U15, U17 dhe U19.

I dëshirojmë mirëseardhje në klubin e vendlindjes!

Fotografia e K.F. Llapi