Zyrtare: Julio Cesar prezantohet te ekipi i ri

Julio Cesar është rikthyer në Brazil, për të përfunduar karrierën aty ku e nisi.

Ish portieri i Interit që në vitin 2010 fitoi Ligën e Kampionëve, është zyrtarizuar te skuadra e Flamengos në Brazil.

 Është skuadra e Flamengos që i ka dëshiruar mirë se ardhje ish numrit një të portës së Brazilit.

Pas një karriere të gjatë në Evropë, Cesar në moshën 38 vjeçare rikthehet te skuadra ku bëri debutimin në vitin 1997 në futbollin profesionist, te Flamengo.