ZYRTARE: Jovetic prezantohet tek Sevilla

 Stevan Jovetic është larguar zyrtarisht nga Interi për t’iu bashkuar Sevillas deri në fund të sezonit.

Futbollisti malazez mund të nënshkruajë kontratë të përhershme me andaluzianët në afatin veror, mirëpo ata duhet t’u paguajnë 14 milionë euro Nerazzurrëve.

Malazezi do ta bartë fanellën me numrin 16. Aktivizimi i klauzolës për opsionin e blerjes është i lidhur me një numër të caktuar paraqitjesh me klubin spanjoll. 27-vjeçari shkon për herë të parë në Spanjë, ndërsa deri më tani ka luajtur në Itali (Fiorentina dhe Inter) dhe në Angli (Manchester City).

Në këtë edicion, ai është paraqitur vetëm në pesë ndeshje në Serie A, edhe atë si zëvendësues.

loading...