ZYRTARE: Joao Mario nënshkruan me skuadrën londineze

Mesfushori i Interit, Joao Mario, edhe zyrtarisht është bërë pjesë e skuadrës angleze, West Ham United.

Lajmin e bën të ditur faqja zyrtare e klubit italian, e cila shkruan se transferimi është bërë në formë huazimi deri më 30 qershor 2018, me të drejtë blerjeje përfundimtare për 30 milionë euro.

Image result for joao mario west ham

Joao Mario pasi ka kaluar testet mjekësore me sukses, ka nënshkruar kontratën me ‘Cekanët’, derisa do ta mbajë në shpinë nr 18.

“Jam i lumtur që ndodhem në këtë klub të madh. Shpresoj që të jetë një eksperiencë e mirë dhe mezi pres të luaj në Premierligë”, ishin fjalët e para të portugezit si lojtar i West Ham United. /Gazeta Olle/

Image result for joao mario west ham